Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.

Disa prej protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds