Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 375, datë 30.6.2026, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.

Gjithashtu, Presidenti Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

Sipas pr.ligjit të miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur. Amnistia penale hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds