Të dhënat e INSTAT tregojnë se shumë të rinj janë ende pa punë në tremujorin e tretë të këtij viti. 74.507 të rinj të moshës 15-29 vjeç ishin të papunë plus 5300 persona që nga e njëjta periudhë e vitit 2022. Në qershor-shtator 2023, papunësia tek të rinjve ishte në nivelin më të lartë që nga tremujori i parë i vitit 2021, kur ekonomia po përjetonte një valë të fortë të pandemisë, Covid 19. Treguesi i papunësisë te të rinjtë është sinjal negativ në një kohë që kjo grup-moshe është gjithnjë e në tkurrje nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022 shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22%, është rritur me 1,6 pikë përqind. Kurse krahasuar me tremujorin e dytë 2023, ky tregues është ulur me 0,6 për qind. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,6%.
Rritja e papunësisë te të rinjtë në një kohë që totali i tyre është në rënie, po tregon se tregu i punës ka problematika tek të rinjtë. Modeli ekonomik i bazuar në krahun e lirë të punës nuk preferohet nga brezi i ri, të cilët e shohin më leverdi emigrimin sesa të nisin punë në një fabrikë fasoni ose në një kompani ndërtimi, raporton Monitor.
Tregu i punës në vendin tonë nuk ka patur një ekuilibër mes ofertës dhe kërkesës për punës. Oferta për punë dominohet nga zanatçinjtë ose profesionet që nuk kërkojnë aftësi, ndërkohë që punëkërkuesit shpesh here janë më arsim të lartë.
Por bizneset nuk janë të kënaqur nga profesionistët, pasi sipas tyre nuk janë të aftë dhe shpesh duhet kohë dhe investime shtesë për formimin e tyre.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”HwlVP-qqRL0″ autoplay]

