Shqipëria po përballet prej ditësh me temperatura të larta duke rritur rrezikun për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Përmes një apeli publik Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë vazhdueshëm ujë gjatë gjithë ditës, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura.

Gjithashtu  rekomandohet përdorimi i veshjeve të lehta dhe me ngjyra të çelëta, si edhe kufizimi i aktiviteteve fizike në orët e pikut të temperaturave. Në rast të shfaqjes së simptomave si marramendje, lodhje e theksuar, të përziera apo humbje të vetëdijes të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Sipas parashikimeve temperaturat e larta do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndaj institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds