Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani.
Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe, nga Topanica e Kamenicës.
Pas ngjarjes së rëndë, familjarët kanë publikuar fotografitë e dy motrave, ndërsa në rrjetet sociale kanë ndarë mesazhe dhimbjeje për humbjen e tyre. “Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”, ka shkruar një familjar i tyre.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, në aksidentin fatal kanë qenë të përfshira pesë automjete.
Dyshimet e para të hetuesve janë se shkak i përplasjes mund të ketë qenë një manovër gjatë ndryshimit të korsisë.
