Biznesmeni Ilir Shtufi, i shpallur në kërkim nga autoritete shqiptare për pastrim të parave të kokainës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale është arrestuar ditën e premte nga Greqia, pasi kishte hyrë në territorin helen.
Mediat greke raportojnë se Shtufi ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri, vendim të cilin do ta marrë Këshilli Gjyqësor kompetent.
53-vjeçari u arrestua në Greqi pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për veprat penale që dyshohet se janë kryer në vitin 2020 në Tiranë dhe konkretisht për “pastrim parash të kryer duke përfshirë fonde të nxjerra nga trafiku i drogës, pjesëmarrje në një organizatë të strukturuar kriminale dhe kryerje të veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”. Gjykata greke vendosi qendrimin e tij në paraburgim derisa të merret vendimi për kestradimin.
