Festa e ndërrimit të viteve ka si gatim tradicional kryesor gjelin ose pulën e detit. Në fshatin Lekaj si në të gjithë vendin, këtë vit çmimi i tyre ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë, po shiten 10-12 mijë lekë, kur vjet shiteshin 8-9 mijë lekë kilogrami. Arsyeja e rritjes së çmimit është mungesa e tyre në treg, pasi pak fermerë e rrisin dhe shpenzimet e larta për rritjen e shpendëve të detit. Ndërkohë që kërkesa është e lartë, mundësia ekonomike për t’i blerë është e paktë, thonë fermerët.
Fermerët janë të kënaqur nga çmimi i sivjetshëm që sipas tyre do vazhdojë të rritet, se kërkesat nuk mungojnë dhe qytetarët u dërgojnë të afërmëve që jetojnë jashtë Shqipërisë gjel ose pulë deti, thonë ata.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”NH9uxBxV768″]
