Në aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.
Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.
Ekipet zjarrfikëse po punojnë për prerjen e pjesëve metalike të automjetit dhe nxjerrjen e trupit. Situata paraqitet tepër e rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet dhe hetimet në vendngjarje.

