Një tjetër aksident ka ndodhur sot në autostradën Lushnjë- Fier në afërsi të Pushimit të Shoferit.

Dy bashkëshortë që udhëtonin me një motoçikletë janë përplasur me një mjet tip Range Rover në tentativë parakalimi. Sipas të dhënave të para dyshohet se motoçikleta dhe automjeti kanë kryen manovër për të parakaluar një mjet bujqësor.

Ndërkohë mjeti tip Range Rover ka goditur motoçikletën.

Dy personat që udhëtonin në motoçikletë me urgjencë djanë transportuar për në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit rrugor erdhi në vendngjarje për hetimin e shkaqeve që sollën aksidentin dhe për të disiplinuar radhët e gjata të trafikut në autostradë.

Paraprakisht dyshohet për manovër të gabuar parakalimi edhe nga motoçikleta edhe nga mjeti tip fuoristradë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds