Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër u plagos rëndë. Koçiu shprehet se është një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend, ndërsa shton sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme

Reagimi:

Humbja e jetës së efektivit të Forcave të Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq, është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.

Sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dëshmorit Enea Mekolli, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, i urojmë shërim të plotë dhe sa më të shpejtë efektivit Edison Adri, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *