Mes buzëqeshjeve, duartrokitjeve dhe emocioneve nxënësit e klasës së parë të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” zhvilluan ceremoninë simbolike të përfundimit të vitit të tyre të parë i mbushur me mësime, përvoja dhe miqësi të reja.

 Për prindërit, mësuesit dhe fëmijët kjo ishte një ditë që shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre arsimor.

Mësuese Laureta Lame e cila i ka shoqëruar fëmijët gjatë këtij viti të parë, u shpreh krenare për arritjet e tyre dhe për përkushtimin që kanë treguar gjatë gjithë vitit shkollor.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive Drejtorja e shkollës Enkelejda Koçiu u shpërndau nxënësve certifikatat e mirënjohjes duke i përgëzuar për sukseset e arritura.

Ceremonisë iu bashkuan edhe mësueset e ciklit të ulët të cilat shpërndanë certifikata për nxënësit duke e kthyer aktivitetin në një festë të përbashkët.

Në fund vogëlushët përshëndetën mësuesit dhe prindërit me këngën kushtuar përfundimit të klasës së parë, një moment që solli buzëqeshje, duartrokitje dhe kujtime të bukura për të gjithë të pranishmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds