Sali Berisha ka marrë pjesë sot në pritjet që po mbahen për ngushëllim nga familja e Ilir Metës pas vdekjes së babait të këtij të fundit.

Berisha është pritur fillimisht në hollin e hotelit në kryeqytet nga Tedi Blushi, për t’u futur më pas në sallën ku bëhen pritjet për ngushëllim, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Meta është lejuar dje dhe sot nga SPAK që të lërë qelinë dhe të përcjellë drejt banesës së fundit të atin, si dhe të presë sot ngushëllime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds