Prokuroria e Tiranës pushon çështjen penale të nisur ndaj 6 prej 7 të miturve të arrestuar pas protestës opozitare të 10 shkurtit para Kryeministrisë.

Të rinjtë u prangosën, si pjesë e një grupi personash që hodhën gurë e molotovë drejt kryeministrisë dhe punonjësve të policisë. Pas një vlerësimi psikologjik, sipas të cilit një dënim mund të kishte ndikim negativ në sjelljen e tyre dhe të menduarin në të ardhmen, është vendosur përjashtimi i 6 të miturve nga ndjekja penale.

Ata janë paralajmëruar me gojë nga prokurori, sipas nenit përkatës të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, sipas të cilit të miturit i bëhet me dije rëndësia e veprës penale dhe pasojat nëse ajo përsëriten.

Për ta është shuar edhe masa “detyrim për paraqitje”. Ndërsa për të miturin e shtatë prokuroria ka vendosur dërgimin e tij në gjyq për “goditje të punonjësit të policisë” e “prishjes së qetësisë publike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds