Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot të dhëna që prodhoi Kuvendi Kombëtar, ku u votuan një seri ndryshimesh në statut dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Ai po ashtu përgëzoi dhe ata që morën pjesë në votime, por që nuk fituan dot si anëtarë.

“Pas numërimit të votave të delegatëve të PD, në Kuvendin e PD, do të paraqes para jush organin e dytë qëndron, që është Këshilli Kombëtar i saj. Me këtë rast dua të përgëzoj anëtarët e zgjedhur në këtë forum kryesor të PD-së. Falënderoj delegatët për përzgjedhjet që bënë. Për ata që nuk u përzgjodhën, mbeten pjesë e rëndësishme e PD. Kam kënaqësi që të informoj se në këtë Kuvend me përgjegjësi të plotë, delegatët votuan për ripërtëritjen e PD. Pas numërimit të votave rezulton se 30% e të zgjedhurve i përkasin moshës nën 30 vjeç, të rinjve. Ky është investim jashtëzakonisht i çmuar.”, tha Berisha. Ndër të tjera ai tha se roli i gruas në PD do të forcohet edhe më shumë, madje e la të hapur dhe rrugën për të pasur një nënkryetare në këtë forcë politike.”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds