Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë lançoi Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030, me synimin për të forcuar sistemin e mbrojtjes dhe fuqizmin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
Me sloganin ‘Fëmijë të sigurt, të mbrojtur, të dëgjuar’, kjo agjendë synon pjesëmarrjen aktive të fëmijëve, duke forcuar gjithashtu edukimin socio-shëndetësor dhe promovimin e një jetese të shëndetshme.
Agjenda promovon përgjegjësinë e përbashkët për të dëgjuar zërin e fëmijëve, për të garantuar ushqyerje të shëndetshme dhe zhvillim të plotë të tyre, si dhe për t’i mbrojtur nga çdo formë dhune, abuzimi, bullizmi, diskriminimi, shfrytëzimi dhe çdo rrezik tjetër, si në jetën e përditshme ashtu edhe në mjedisin digjital.
Për periudhën Janar – Mars 2026, mbi 19 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i shikimit, mbi 94 mijë femije nga programi i kujdesit dentar dhe mbi 4 mijë fëmijë nga vaksina HPV.
Ndërsa, në kuadrin e deinstitucionalizimit, numri i fëmijëve që jetojnë në institucione rezidenciale publike është ulur nga 246 në vitin 2021 në 199 në fund të vitit 2025.
