Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mobilizuar paraditen e kësaj të shtune forcat e policisë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar perimetrin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku është sinjalizuar objekti i dyshimtë.

Në terren ndodhen edhe specialistët e forcave xheniere dhe ekspertët e antieksplozivit, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar natyrën e objektit dhe nivelin e rrezikut. Gjithashtu në vendin e ngjarjes po bëhet edhe kontrolli me qentë e gardës antieksploziv.

Po ashtu zona është izoluar për arsye sigurie dhe qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë vendit ku po zhvillohen veprimet nga forcat e rendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds