Shfrytëzimi seksual online i fëmijëve po shënon rritje shqetësuese në të gjithë Bashkimin Europian, ndërsa ekspertët paralajmërojnë edhe për shtimin e materialeve abuzive të krijuara me inteligjencë artificiale.

Sipas të dhënave më të fundit të Observatorit “Better Internet for Kids”, linjat telefonike të bashkëfinancuara nga BE-ja morën më shumë se 4.5 milionë raportime për përmbajtje potencialisht të paligjshme online gjatë vitit 2025.

Mbi gjysma e këtyre raportimeve lidhej me materiale të abuzimit ose shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Sipas organizatës për mbrojtjen e fëmijëve Internet Watch Foundation, 63% e URL-ve globale që përmbanin materiale të abuzimit seksual të fëmijëve vitin e kaluar ishin të hostuara në shtetet anëtare të BE-së.

Capture

Bulgaria rezulton vendi më problematik në BE për numrin e faqeve kriminale të hostuara, duke regjistruar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2024.
Pas saj renditen Hollanda dhe Rumania, ku u identifikuan respektivisht 33,788 dhe 21,188 faqe interneti që përmbanin materiale të abuzimit seksual të fëmijëve.

Rritje të konsiderueshme janë raportuar edhe në Francë dhe Gjermani gjatë vitit 2025.

Në nivel global, tre vendet me përqindjen më të lartë të faqeve të tilla janë Bullgaria me 28%, SHBA me 16% dhe Holanda me 11%.
Ekspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë për krijimin e materialeve abuzive.
Sipas Internet Watch Foundation, gjatë gjysmës së parë të vitit 2025 është regjistruar një rritje prej 400% e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve të krijuara me AI, të identifikuara në 210 faqe interneti.

Raportet për këtë lloj përmbajtjeje lidhen gjithnjë e më shumë me raste të zhvatjes seksuale, shantazhit dhe ngacmimeve online.

Një në pesë fëmijë përjeton ngacmim seksual online
Sipas organizatës Missing Children Europe, lidhja mes ngacmimit seksual online dhe zhdukjes së fëmijëve shpesh nënvlerësohet.

Në Evropën Perëndimore, një në pesë fëmijë deklaron se ka përjetuar ngacmim ose abuzim seksual online para moshës 18-vjeçare.
Vetëm gjatë vitit 2025, linjat telefonike për fëmijët e zhdukur në Evropë identifikuan 92 raste ku ngacmimi seksual online lidhej me zhdukjen e një fëmije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds