Të paktën 15 nxënëse humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë me konvikt për vajza në qarkun Nakuru, në Kenia.

Disa nxënëse të tjera mbetën të plagosura, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

Sipas policisë, flakët shpërthyen gjatë natës në konviktin e ‘Akademisë së Vajzave Utumisi’. Zjarri është vënë tashmë nën kontroll, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në godinë.

Mediat lokale raportojnë se zjarri nisi rreth orës 01:00 pas mesnate, sipas orës lokale. Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit dhe forcat e policisë për të shuar flakët dhe për të evakuuar nxënëset.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes tragjike.

Kjo nuk është hera e parë që Kenia përballet me tragjedi të tilla në shkolla me konvikt. Në vitin 2024, një tjetër zjarr në një shkollë fillore me konvikt në qarkun fqinj Nyeri shkaktoi vdekjen e 21 nxënësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds