Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier.

Sipas burimeve, mjeti ka qënë ne lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit.

Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet teksa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds