Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J.( Elton Javori), 41 vjeç, banues në Fier. Ai ishte  beqar, jetonte me prindërit, kuse familjarët e tij jetonin në Gjermani dhe kishte rreth dy javë qw ishte kthyer nga Gjermania. Shtetasi E. J. u qëlluar me kallashnikov rreth 150 metra larg banesës së tij. Mbetet mister shkaku i vrasjes së 41-vjeçrit. Ai është qëlluar me dy plumba në bark sapo ka zbritur nga makina, plagë të cilat kanë qenë fatale për të.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Policia ka ngritur edhe një postobllok në hyrje të Vlorës, pasi dyshohet se autorët e vrasjes së 41-vjeçarit në Fier, mund të kenë ikur në këtë qytet.

Autorët kanë qenë me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ngjyrë blu. Ndërkohë që efektivët kanë disa emra të dyshuar dhe çdo person që po hyn në qytetin e Vlorës po i kontrollohet identiteti.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një konferencë për shtyp për një ngjarje tjetër theksoi se brenda një kohe të shkurtër do të vendoset para drejtësisë autori i krimit.

“Po kemi marrë njoftim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Fierit. Kemi identifikuar autorin dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe kapjen e tij. Ju sigurojmë që Policia e Shtetit brenda një kohe të shkurtër do të vendosë para drejtësisë autorin e krimit”, tha Rrumbullaku.

Policia identifikon autorin e vrasjes së 41 vjeçarit, ai është shtetasi Agim Gashi, 35 vjeç.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”iMdEww-m3-I”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *