Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga vizita e tij zyrtare në Japoni, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore në Tokyo.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohjen për mikpritjen e veçantë që iu rezervua delegacionit shqiptar gjatë vizitës në Japoni.

“Me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds