Një histori e pazakontë ka bërë bujë në media dhe rrjete sociale, pasi një grua ka kërkuar divorcin vetëm një ditë pas dasmës së saj, duke e konsideruar të mbyllur martesën menjëherë pas ceremonisë. Sipas rrëfimit të publikuar në rubrikën e këshillave “Dear Prudence” të Slate, nusja shpjegon se gjithçka u prish gjatë pritjes së dasmës për shkak të një veprimi të bashkëshortit të saj.

Ajo kishte vendosur si “rregull të vetëm të rreptë” që partneri i saj të mos e fërkonte tortën e dasmës në fytyrë, një traditë që është bërë gjithnjë e më e zakonshme në disa dasma moderne. Por sipas saj, burri jo vetëm që e theu këtë rregull, por e kapi nga qafa dhe ia futi fytyrën në tortë në mënyrë të qëllimshme, pasi ëmbëlsira ishte përgatitur më parë për këtë moment.

“Nuk ishte një shaka e lehtë. Ishte e paramenduar dhe poshtëruese”, citohet të ketë thënë ajo në rrëfimin e saj. Menjëherë pas ngjarjes, ajo u largua nga dasma dhe të nesërmen i komunikoi bashkëshortit vendimin për t’u divorcuar. Megjithatë, familjarët e çiftit e kanë nxitur të mos e marrë vendimin me nxitim dhe të presë, duke i sugjeruar se mund të ishte një keqkuptim i momentit.

Rasti u diskutua më pas edhe në platformën Reddit, ku shumë përdorues u shprehën të habitur nga sjellja e dhëndrit dhe mbështetën vendimin e saj për t’i dhënë fund martesës. Sipas kolumnistit të këshillave, veprimi i burrit u konsiderua një “flamur i kuq” serioz, duke sugjeruar se vendimi për divorc mund të ishte i justifikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *