Në një konferencë për shtyp Kryedemokrati Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të qeverisë, duke pretenduar se një raport dhe ekspertizë e publikuar së fundmi paraqet prova për një mashtrim ndaj institucioneve ndërkombëtare.
Sipas Berishes, vlerësimet pozitive të marra nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare nuk pasqyrojnë realitetin dhe janë ndikuar nga një paraqitje e gabuar e të dhënave.
Ai ka kërkuar që materiali në fjalë të bëhet publik dhe të shqyrtohet nga media dhe ekspertë të fushës së teknologjisë së informacionit.
PO ashtu, Berisha hodhi akuza të rënda edhe për mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore, duke i cilësuar ato si formale dhe pa efikasitet real në disa raste.
Kritika janë bërë gjithashtu ndaj drejtuesve të disa institucioneve, përfshirë AKSHI-n.
