Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur një tjetër procedurë të lidhur me autostradën Tiranë-Durrës por këtë herë të lidhur me  përmirësimin estetik të aksit nga sheshi Shqiponja te nënklaimi i Limuthit.

Kjo ndërhyrje u lajmërua edhe më herët gjatë inspektimit ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ku u nënvizua se ky përmirësim do të konsistonte në gjelbërim dhe përmirësim të anës vizuale të autostradës pjesa e parë e së cilës është hapur për qarkullim me katër korsi.

Kontrata në fjalë ka në objekt” “Plotësim i punimeve dhe përmirësimi estetik nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit” dhe fondi limit është 1.31 miliardë lekë apo 13.7 milionë euro.

Sipas dokumenteve ndërhyrja për gjelbërimin e autostradës Tiranë–Durrës konsiston në realizimin e këtyre punimeve:  Punime mbushje me dhe vegjetal;  Mbjellje me bar; Mbjellje shkurresh dekorative;  Mbjellje pemë dekorative; Impiant ujitje automatik për sipërfaqet e gjelbërimit.

“Sipërfaqja totale e parashikuar për zbatimin e projektit të gjelbërimit është rreth 65,000.00 m², që përfshin mbushje me dhe vegjetal. Trafikndarësja ka një gjatësi prej 7,050 ml dhe një gjerësi prej 1.8 m, ku parashikohet mbjellje me shkurre dekorative.

Pjesa anësore, nga barriera deri tek kanali kullues, në të dy drejtimet e rrugës Tiranë– Durrës, ka një gjatësi prej rreth 6000 ml dhe gjerësi që varion nga 1.2 m deri në 3.8 m, ku parashikohet mbjellje me pemë dhe shkurre dekorative. Hapësira të tjera për gjelbërim zënë një sipërfaqe prej rreth 31,000.00 m², ku parashikohet mbjellje me bar.

Parashikohet ndërtimi një impianti ujitje automatike për sipërfaqet e gjelbërimit, monitorim dhe kontroll në distancë përmes sistemit të automatizuar » thuhet në dokument.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds