Kampionati ndërkombëtar i karatesë u zhvillua në Lushnjë, një aktivitet që per herë të parë erdhi me përmasa kaq të mëdha në Shqipëri
Aktiviteti sportiv u organizua në palestrën “Foto Puka”, ku morën pjesë sportistë nga 9 shtete të rajonit dhe më gjerë.
Qyteti i Lushnjës u përfaqësua në këtë kampionat nga ekipi “Bijtë e Shqipes”, i cili garoi në kategori të ndryshme moshash.
Në ceremoninë e hapjes, përfaqësues nga Federata Shqiptare e Karatesë dhe Federata e Karatesë e Kosovës përshëndetën pjesëmarrësit dhe vlerësuan organizimin e këtij eventi ndërkombëtar.
E pranishme në aktivitet ishte edhe Nënkrvetarja e bashkisë Edlira Mezini, e cila u uroi mirëseardhjen sportistëve dhe delegacioneve pjesëmarrëse në Lushnjë. Ajo theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve sportive ndërkombëtare dhe uroi që fitues të shpallen më të mirët
