Konkursi poetik “Ngjyra me vargje”, në edicionin e tij të dytë, u organizua në qytetin e Lushnjë, në ambientet e bibliotekës së qytetit, nga Lidhja e Shkrimtarëve Dega Lushnjë.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 50 poetë, jo vetëm nga Lushnja, por edhe nga qytete të tjera si Vlorë, Berat dhe Fier.

Të parët që interpretuan krijimet e tyre ishin poetët e rinj, të cilët morën edhe vlerësimet e jurisë për poezitë e paraqitura.
Në fjalën e saj, kryetarja e lidhjes së shkrimtarëve, Emine Boroçi, falenderoi poetët për pjesëmarrjen dhe vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve letrare në qytet.

Dy poetet e reja fituese të çmimeve, Alina Bajrami dhe Aida Turku, u shprehën se poezia sot nuk është më pjesë e përditshmërisë së shumë të rinjve, ndërsa inkurajuan bashkëmoshatarët që të shkruajnë dhe të afrohen më shumë me letërsinë.

E pranishme në aktivitet ishte edhe Kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, e cila përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi organizimin e këtij eventi kulturor.


Ndërsa prezantuesi i aktivitetit, Franc Nushi, u shpreh se Lushnja ka qenë ndër vite një djep i poezisë, por sipas tij, sot vihet re një pjesëmarrje më e ulët në aktivitete të tilla kulturore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *