Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në datën 28 maj rekursin e depozituar nga avokatët e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj , për zëvendësimin e masë së sigurisë.

Rekursi është depozituar më 6 maj, vetëm 2 ditë pas vendimit të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të GJL, ku u ndryshuar pjesërisht praktika për masën e arrestit.

“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhet në kërkesën e Veliajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds