Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat, bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në protestë kundër korrupsionit dhe regjimit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se protestat janë zëri më i fuqishëm i shqiptarëve më dinjitozë që nuk pajtohen me regjimin.
“Protestat janë zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë dhe që nuk pajtohen më situatën ku është Shqipëria”, u shpreh Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës;
Edi Rama prej 3 muajsh u deklaronte shqiptarëve se janë këta që shkojnë dhe na padisin në Bruksel.
Përpiqej, me mercenarë, të akuzonte opozitën se gjoja pengon integrimin.
Opozita në Tiranë, në Bruksel, në Berlin, në Uashington, në Romë dhe kudo do të thotë të vërtetat dhe vetëm të vërtetat.
Është e detyruar të ruajë raportin e saj me të vërtetën dhe nuk do aplikojë atë formë nacionalizmi që është strofull horrash.
Nacionalizmi i vërtetë është patriotizëm dhe patriotizmi të detyron të mbrosh interesat e qytetarëve të tu kudo dhe jo të mbrosh interesat e horrave të kombit.
Nuk janë shqiptarët që vjedhin, janë qeveritarët shqiptarë që vjedhin qytetarët shqiptarë.
Nuk janë shqiptarët trafikantë, janë klanet e drogës të lidhur me qeverinë që bëjnë trafiqet. Nuk janë shqiptarët që duan që vota e tyre të plaçkitet, të grabitet, të manipulohet, është Edi Rama dhe qeveritarët shqiptarë ata të cilët shndërrojnë zgjedhjet në farsë elektorale.
Në këtë kuadër, opozita dhe do bëjë e palëkundur detyrën e vet.
Ndjehemi shumë të lehtësuar nga ky raport.
Janë tetë rezoluta nga vjeshta e vitit 2024 gjer sot që denoncojnë gjendjen dramatike në Shqipëri.
Por tani, shumë shumë i ngjashëm me këto rezoluta është një rezolutë e një komisioni parlamentar të përbërë nga të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.
Pra, nuk është një dokument i një organizatë të qendrës së djathtë apo të djathtë, jo, është një dokument i të gjithë spektrit politik, i cili sanksionon një për një ato që ne kemi denoncuar.
Sanksionon përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit.
