Rrugët e Lushnjës sidomos javën e fundit janë përgjakur nga aksidente që pothuajse kanë ndodhur çdo ditë duke lënë pas viktima, të plagosur, dëme materiale dhe trafik.

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ngritur shqetësimin në Kuvend për gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore në Lushnjë, duke i cilësuar ato si një rrezik të vazhdueshëm për jetën e qytetarëve. Sipas tij, disa segmente konkretisht në zonat problematike si “Pushimi i shoferit” dhe kthesa e Savrës janë kthyer në “kurthe vdekjeje” për drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu ai përmendi edhe gjendjen e ekipit të Lushnjës që për herë të parë ka rënë në kategorinë e dytë.

Në nisje të fjalës së tij, deputeti shprehu ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Durrës, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk duhet të politizohen, por të trajtohen si drama të mëdha njerëzore që kërkojnë reflektim dhe reagim institucional.

Më pas ai kritikoi edhe situatën në sektorin e arsimit në këtë zonë duke deklaruar se shumë shkolla në Lushnjë përballen me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare dhe mungesë investimesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds