Revista shkencore PNAS ka tërhequr studimin që kishte njoftuar një “kurë” për kancerin e pankreasit te 45 minj laboratorikë.
Artikulli ishte publikuar më 27 dhjetor 2025, por më pas u hoq nga revista.
Edhe pse ‘kura’ ishte aplikuar te kafshë laboratorike, zbulimi pati jehonë të madhe në mbarë botën, sepse lidhet me një nga llojet më të rënda dhe më të vështira për t’u trajtuar të kancerit (më pak se 10% e pacientëve mbijetojnë 5 vite pas diagnozës). Për më tepër, trajtimi i testuar te minjtë ishte raportuar si i plotë, i qëndrueshëm dhe pa efekte anësore.
Donacionet
Në faqe dhe gazeta u publikuan tituj entuziastë si “shkencëtari spanjoll zbulon kurën e kancerit të pankreasit” apo “zbulim historik”. Thirrja e drejtuesit të studimit, spanjollit Mariano Barbacid, për të mbështetur financiarisht kërkimin çoi në donacione që arritën rreth 3,6 milionë euro.
Konflikti i interesit
Më vonë, drejtuesit e PNAS zbuluan se Barbacid ishte bashkëthemelues dhe bashkëpronar i Vega Oncotargets, kompani private që prodhon molekulat e përdorura në trajtim. Dy autore të tjera të studimit kishin gjithashtu lidhje financiare me këtë kompani.
Në botën shkencore, konflikti i interesit konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe duhet deklaruar detyrimisht. Barbacid dhe dy bashkëpunëtoret e tij, Vasiliki Liaki e Carmen Guerra nuk e kishin bërë këtë, dhe revista e tërhoqi artikullin për shkak të “konfliktit të rëndë dhe të padeklaruar të interesit”.
Reagimet
Barbacid është një studiues i njohur në CNIO. Sipas gazetës “El País”, ai ishte në dijeni të tërheqjes së studimit që më 12 mars, por nuk kishte ndalur mbledhjen e fondeve.
Avokatja e tij ka mohuar çdo keqbesim, duke thënë se tërheqja ishte për arsye formale dhe jo për përmbajtjen shkencore të studimit. Ajo ka theksuar gjithashtu se fondet e mbledhura përmes një fondacioni privat do të përdoren për të vazhduar kërkimet.
“Drejtoria ka vendosur të tërheqë artikullin për shkak të një konflikti të rëndë dhe të padeklaruar interesi”, shkruan PNAS pranë titullit të studimit.
Reagimet
Barbacid është një studiues i njohur në CNIO. Sipas gazetës “El País”, ai ishte në dijeni të tërheqjes së studimit që më 12 mars, por nuk kishte ndalur mbledhjen e fondeve.
Avokatja e tij ka mohuar çdo keqbesim, duke thënë se tërheqja ishte për arsye formale dhe jo për përmbajtjen shkencore të studimit. Ajo ka theksuar gjithashtu se fondet e mbledhura përmes një fondacioni privat do të përdoren për të vazhduar kërkimet.
Perspektiva shkencore
Pavarësisht këtij rasti, kërkimet për trajtime më të mira të kancerit të pankreasit vazhdojnë. Së fundmi, dy terapi të reja kanë treguar se mund të zgjasin jetën e pacientëve dhe pritet të prezantohen në një kongres mjekësor në SHBA.
Studiuesit theksojnë gjithashtu se kombinimi i disa ilaçeve për të trajtuar mutacionet gjenetike të këtij kanceri mbetet një drejtim premtues, edhe pse disa prej substancave të përdorura në studimin e Barbacid konsiderohen potencialisht të rrezikshme për njerëzit për shkak të efekteve anësore. /La Repubblica
