Taulant Balla është paraqitur sot në GJKKO për të dëshmuar për gjyqin ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij, dhe disa të tjerëve të pandehur në atë që njihet dosja “Partizani”.

Kërkesa për këtë dëshmi u bë nga Berisha dhe u pranua nga Gjykata, në seancën e shkuar.

Para se të futej në sallë Balla tha se i qëndron plotësisht kallëzimit të bërë dhe se ky është rast i korrupsionit të lartë.

“A i qëndroj kallëzimit tim? I qëndroj fjalë për fjalë, ky është rasti tipik i korrupsionit të nivelit të lartë”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds