Sot në orën 12:00 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, ku Sali Berisha duket se po marshon i vetëm drejt zgjedhjeve të 23 majit.
Një udhëzim i mbajtur sekret deri në çastet e fundit ka vendosur filtra të fortë, duke ndaluar kandidimin e personave të dënuar me vendim të formës së prerë një kusht që penalizon drejtpërdrejt Ervin Salianjin.
Megjithatë, ish-deputeti Salianji është zotuar të sfidojë këto pengesa dhe të denoncojë çdo parregullsi në proces. Nga ana tjetër, aktivistja Evi Kokalari ka lëshuar akuza të forta ndaj Shkëlzen Berishës, duke pretenduar se kriteret u mbajtën të fshehura qëllimisht që prej 18 marsit për të bllokuar rivalët e mundshëm.
Ndërkohë, pavarësisht kufizimeve, Alesia Balliu pritet të dorëzojë kërkesën e saj sot. Kriteret e PD-së kërkojnë profil të lartë politik dhe pastërti ligjore, duke lënë jashtë gare Salianjin për shkak të dënimit të tij për “kallëzim të rremë”.
