Zona e Darsisë dallohet për sipërfaqet e mbjella me ullinj që shtohen çdo vit dhe për prodhimin cilësor të ullirit kokërr dhe të vajit të ullirit. Shumica e fermerëve i kanë vjelë ullinjtë duke përfituar nga koha e favorshme. Por këtë vit prodhimi është rreth 40% më pak se viti i kaluar, kurse çmimi është dyfishuar. Një litër vaj ulliri shitet 8 mijë lekë të vjetra për litër nga 4 mijë lekë të vjetra që ishte vjet.
Disa fermerë janë të kënaqur me prodhimin e ullirit dhe të vajit të ullirit.
Ndërkohë çmimi i prodhimit të vajit të ullirit në fabrikë nuk ka ndryshuar, 8 mijë lekë për kuintal.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”h7DON2-lb_8″]