Ka nisur ditën e sotme gjykimi në themel për ish-presidentin Ilir Meta. Procesi ka zgjatur më pak seç pritej, sepse gjyqi është shtyrë për datën 11 maj, ora 12:00 e mesditës.
Avokatja e Fatime Kryemadhit, e ëma e Monika Kryemadhit, ka kërkuar ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sot ishte hera e parë që një gjyq i Metës transmetohej direkt në media sociale apo në televizion, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej më shumë se një viti i izoluar në “Burgun 313”.
