Është inauguruar Qendra Rinore e Teknologjisë dhe Inovacionit YOUTecH, një hapësirë e re dedikuar të rinjve, e vendosur në ambientet e Muzeut Historik të Qytetit, që synon të nxisë kreativitetin dhe zhvillimin e ideve novatore në komunitet.

Kjo qendër moderne është e pajisur me ambiente bashkëkohore pune, laboratorë teknologjikë dhe hapësira bashkëpunimi, ku të rinjtë mund të ndajnë ide, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të punojnë mbi projekte inovative. Përmes aktiviteteve të ndryshme qendra do t’u shërbejë të rinjve si një pikë referimi për teknologjinë.

E pranishme në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, e cila theksoi rëndësinë e investimeve për të rinjtë si një faktor kyç për të ardhmen e qytetit.

Sipas saj, YOUTecH nuk është thjesht një qendër teknologjie, por një urë që lidh historinë me të ardhmen, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e komunitetit.

Kjo nismë pritet të nxisë ide të reja, bashkëpunime dhe projekte që do të ndikojnë drejtpërdrejt në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds