Dhjetëra banorë të njësisë administrative Cakran u mblodhën paraditen e sotme në një protestë  për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për zhvendosjen e disa shërbimeve drejt njësisë së Levanit.

Të revoltuar, qytetarët shprehen se ky vendim rëndon jetën e përditshme, sidomos për të moshuarit, të cilët e kanë të pamundur të udhëtojnë rreth 27 kilometra për të marrë shërbimet bazë.

Sipas tyre, një pjesë e madhe nuk kanë as mundësi dhe as njohuri për të përdorur shërbimet online.

Banorët theksojnë se Cakrani është një zonë me histori dhe identitet të fortë, e përbërë nga 13 fshatra dhe me rreth 17 mijë banorë. Ata e konsiderojnë të pajustifikuar bashkimin e shërbimeve me Levanin, duke kërkuar rishikimin e menjëhershëm të vendimit.

Banorët paralajmërojnë se do të vijojnë reagimet e tyre nëse institucionet nuk marrin masa për të adresuar këtë problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds