Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ku foli për përfshirjen më të madhe të grave dhe vajzave në Partinë Demokratike.

Ai u ndal te procesi i fundit zgjedhor brenda partisë, duke thënë se është rritur numri i grave që drejtojnë degët lokale, përfshirë edhe disa degë të rëndësishme në vend.

Sipas tij, kjo shihet si një zhvillim pozitiv për PD-në dhe si një shenjë e rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë.

Berisha tha gjithashtu se në zgjedhjet për forumet drejtuese të partisë do të respektohen dhe do të tejkalohen kuotat gjinore, duke e lidhur këtë me kontributin që gratë japin në parti.

Ai shtoi se rritja e rolit të grave dhe vajzave është e rëndësishme për forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike, si dhe për një përfaqësim më të drejtë në politikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds