Janë bërë disa ndryshime në zinxhirin komandues të disa institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Sipas raportimeve, në IEVP Fushë-Krujë është liruar nga detyra Drejtori Apostol Luca dhe në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili ka përvojë të gjatë në sistemin e burgjeve.
Po ashtu, Shef i Policisë është caktuar Kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite eksperiencë në Policinë e Burgjeve.
Ndryshime ka edhe në IEVP Durrës, ku drejtor është emëruar Serjan Mazrreku, me përvojë në administratë dhe fushën ligjore.
Shef i Policisë në këtë institucion është caktuar Kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të drejtimit në disa institucione të vuajtjes së dënimit.
