Një 73-vjeçare e raportuar e zhdukur është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lumin Osum, në fshatin Gradishtë të Beratit, rreth orës 09:00.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa më 22 prill 2026 dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i saj është gjetur në lumin Osum, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds