Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen nr. 10 në qytetin e Korçës.
Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, ku sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner dhe më pas ka përfshirë të gjithë banesën.
Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po bëjnë fikjen e flakëve. Raportohet se në banesë ka dëme materiale ndërsa fatmirësisht, familja që banon atje ka mundur të dalë jashtë pa marrë asnjë dëmtim.
Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të bërë më tej zbardhjen e rrethanave ndërsa flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin rrezik për banesat ngjitur.
