Tensionet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani mbeten të larta, ndërsa nuk ka një afat të qartë për përfundimin e konfliktit. Bllokada detare, sulmet ndaj anijeve dhe mosmarrëveshjet për armëpushimin kanë çuar situatën drejt një ngërçi të rrezikshëm në Ngushtica e Hormuzit. Ndërkohë në SHBA është raportuar edhe dorheqja e sekretarit te Marinës, në kulmin e përshkallzimit të krizës.
Situata në Gjirin Persik po tensionohet gjithnjë e më shumë, ndërsa përplasjet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvendosen në një fazë të pasigurt diplomatike dhe ushtarake.
Raportimet nga mediat izraelite sugjerojnë se administrata e Donald Trump mund të ketë vendosur një afat të shkurtër për Iranin për t’u rikthyer në negociata. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mohon ekzistencën e një afati të tillë, duke theksuar se nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e konfliktit.
Në terren, tensionet janë përshkallëzuar në Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës. Irani ka sulmuar disa anije tregtare dhe ka ndaluar ekuipazhe, si përgjigje ndaj sekuestrimit të një anijeje iraniane nga forcat amerikane.
Nga ana tjetër, Uashingtoni ka forcuar bllokadën detare, duke urdhëruar dhjetëra anije të kthehen në port. Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo strategji po ushtron presion të fortë ekonomik mbi Teheranin.
Ndwrsa sipas raportimeve, sekretari i Marinës amerikane është shkarkuar, një zhvillim që vjen në kulmin e tensioneve me Irani dhe përshkallëzimit të situatës në det.
Autoritetet iraniane deklarojnë se rihapja e ngushticës është “e pamundur” në kushtet aktuale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit. Ndërkohë, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian thotë se bllokada dhe kërcënimet po pengojnë çdo mundësi për negociata reale.
Ndwrkohw presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se lufta në Iran po fillon ta “dobësojë Evropën” gjatë një telefonate me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Në këtë klimë të tensionuar, përpjekjet diplomatike vazhdojnë, ndërsa bisedime të tjera rajonale, përfshirë ato mes Izraelit dhe Libanit, synojnë të zgjasin armëpushimet ekzistuese.
Analistët vlerësojnë se situata ka hyrë në një ngërç, ku asnjëra palë nuk tërhiqet, duke rritur rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm në një nga pikat më kritike të sigurisë globale.
