Policia njofton se në 24 orët e fundit Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-B. C., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-P. D., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas;

-F. S., 42 vjeç (shtetas turk), banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasit turq F. S. dhe E. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. V., 45 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin K. K., i cili është dëmtuar lehtë. 

Gjithashtu Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, klient në lokalin e shtetases B. M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasja B. M., kishte punësuar në mënyrë të paligjshme 4 shtetas.

Kurse Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:  

-E. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L., 33 vjeç. Si pasojë u dëmtuan lehtë të dy drejtuesit; 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds