Zjarri që ra në shtëpinë e të moshuarve Fier, sipas burimeve paraprake është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike ngjitur me shtëpinë e të moshuarve të cilët u transportuan në spitalin rajonal të Fierit. 7 pensionistë morën ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit, pasi u asfiksuan. Të moshuarit e tjerë janë mirë dhe janë evakuuar në konviktin dhe mencën e shkollës së mesme bujqësore rajonale “Rakip Kryeziu “. Gjithashtu nisi puna për riparimin e azilit që brenda dy ditësh të jetë gati që të rikthehen azilantët.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”M7MpD-6N97g”]
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal mbrëmjen e djeshme në spitalin rajonal të Fierit, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të 50 të moshuarve të cilëve iu rrezikua jeta nga zjarri që përfshiu katin e dytë të godinës.
Godina e shtëpisë së të moshuarve është shumëvjeçare dhe e riparuar disa herë, por ndërtimi i një godine të re aktualisht është i pamundur, tha Ministri Balla duke theksuar së do të bëhen të gjitha përpjekjet për përmirësimin e kushteve.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”OgxmjG6uqOg”]