Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja lidhur me një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku janë përfshirë disa shtetas, kryesisht të rinj.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, materialet i janë referuar Prokurorisë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin A. M., 18 vjeç, si dhe për tre të mitur, banues në Korçë, dy prej të cilëve 17 vjeç dhe një 15 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se të rinjtë janë përfshirë në një konflikt fizik, duke përdorur edhe sende të forta, për motive të dobëta. Në këtë ngjarje, shtetasi A. P. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçarin, i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Si prova materiale, policia ka sekuestruar një automjet dhe një send të fortë (dru), që dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit.
