Në Lushnjë, atmosfera festive e Pashkëve Ortodokse u ndje fuqishëm këtë vit, ku besimtarët ortodoksë u mblodhën për të kremtuar një nga ditët më të rëndësishme të besimit të tyre. Mesha solemne u zhvillua në ambientet e kishës “Shën Gjergji dhe Shën e Premte”, e cila ishte e mbushur me dhjetëra qytetarë që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë ceremoni të shenjtë.
Ritet fetare u drejtuan nga At Gori, i cili përcolli mesazhe paqeje, shprese dhe besimi për të gjithë të pranishmit. Gjatë meshës, u kryen lutje dhe këngë kishtare tradicionale, duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore që preku zemrat e besimtarëve.
