Dritan Alsela, bar-tenderi shqiptar me famë ndërkombëtare, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se korrupsioni në Shqipëri është thjesht një perceptim negativ dhe jo një fenomen real.

Reagimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga politika. Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka shpërndarë ironinë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me kritika të forta ndaj deklaratave të Ramës.

“Kësaj i thonë kur bëhesh gazi i botës”, shkruan Berisha, duke iu referuar qëndrimit të kryeministrit për korrupsionin. Ai thekson gjithashtu ndikimin e Alsela në rrjetet sociale, duke nënvizuar se bar-tenderi shqiptar numëron rreth 4 milionë ndjekës dhe jeton në Düsseldorf.

“Ky person ka 4 milionë ndjekës dhe jeton në Düsseldorf. Kësaj i thonë ‘kur bëhesh gaz i dheut’!”, shton Berisha në reagimin e tij në Facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds