Në kishën ortodokse “Shën Gjergji dhe Shën e Premtja” në Lushnjë u zhvillua mbrëmë shërbesa e të Premtes së Madhe, e njohur si Shërbesa e Vajtimeve. Dalja e Epitafit u krye në oborrin e kishës dhe u shoqërua me përkushtim nga besimtarët e pranishëm, të cilët morën pjesë në këtë ritual të rëndësishëm të besimit ortodoks.

Gjithashtu qindra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e djeshme, të Premten e Madhe e të Shenjtë, procesionin e epitafit, një ndër momentet më të rëndësishme të Pashkëve. Ceremonisë simbolike i kanë paraprirë tingujt e Bandës Frymore , ndërkohë që epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30, nga kisha katedrale e Shën Gjergjit i shoqëruar nga besimtarë të shumtë të të gjitha grupmoshave. Sikundër tradita e përvitshme epitafi ka përshkuar qëndrën e qytetit të Fierit duke përcjellë mesazhe paqeje, besimi, shprese e ringjalljeje për t’u rikthyer më pas sërish në kishë  i pritur nga besimtarë të shumtë.

E Premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezus Krishtit në kryq, për t’u ringjallur mesnatën e të shtunës kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds