Shkolla e Gorresë festoi 80-vjetorin e themelimit në një atmosferë të veçantë festive mes ishnxënësve, ishmësuesve, mësuesve dhe nxënësve aktualë, Kryetares së bashkisë Eriselda Sefa dhe Drejtores së Zyrës së Arsimit Parauniversitar Arta Dhamo, të ftuara në këtë event duke rikujtuar rrugëtimin, arritjet  dhe kontributin ndër vite të kësaj shkolle në arsimimin e brezave. Historiku i shkollës u pasqyrua përmes një prezantimi në ekran të madh, me fotografi që tregonin momentet më të rëndësishme ndër vite, një jetë e tërë që u mungon shumë prej të pranishmëve.

Nga bankat e saj kanë dalë nxënës të dalluar, të formuar nga një staf i përkushtuar dhe profesional disa prej të cilëve pasi mbaruar arsimin përkatës u rikthyen si mësues për të vazhduar traditën vlerat që shkolla e Gorrësë përcjell, suksesi në mësimdhënie.

“Në çdo hap që hedhim në këtë shkollë na shoqëron një kujtim”, u shprehën ish-mësuesit Ariste Simoni dhe Kozma Gjini.

Drejtori i shkollës, Arben Ndoni, falënderoi të pranishmit, nxënësit ekselentë, si dhe theksoi rolin e mësuesve në arritjet e tyre.

Kryetarja e bashkisë Sefa dhe Drejtorja e Zyrës së Arsimit Parauniversitar Arta Dhamo shprehën vlerësimin për mësuesit dhe nxënësit e shkollës së Gorresë.

Në fund të aktivitetit për mësuesit më të vjetër u shpërndanë çertifikata vlerësimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds