Lushnja ka përkujtuar me emocione dhe krenari mbrëmë 87-vjetorin e lindjes së ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, përmes një koncerti festiv të organizuar në qendër të qytetit. Aktiviteti mblodhi dhjetëra qytetarë, artdashës dhe figura të njohura të muzikës, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të vërtetë.

Në skenë u ngjitën emra të njohur këngëtarësh nga Lushnja dhe motrat Libohova që interpretuan disa nga këngët më të njohura të repertorit të Vaçe Zelës, duke rikthyer emocionet dhe nostalgjinë e brezave. Publiku i pranishëm i shoqëroi interpretimet me duartrokitje dhe këngë, duke dëshmuar se trashëgimia e saj vazhdon të jetojë fort në zemrat e lushnjarëve.

Organizatore e këtij aktiviteti ishte bashkia e Lushnjes. Qëllimi i tij ishte ruajtja dhe promovimi i vlerave artistike që la pas “Artistja e Popullit”, duke e konsideruar këtë koncert si një homazh të merituar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds