Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot po hapet një dritare e re përsa i përket punësimeve në sektorin publik. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e vendeve të lira të punës, Rama theksoi se kjo platformë synon një informim të përditësuar në lidhje me vendet e lira të punës në çdo sektor publik të vendit.

Po ashtu, Rama theksoi se ndër vite administrata shqiptare është paragjykuar, duke theksuar se kjo nisëm hedh poshtë të gjitha këto boshllëqe.  

“Jepet një pamje 360 gradë e të gjitha mundësive të punësimit në sektorin publik, jo vetëm për shërbimin civil por për të gjithë punonjësit. Nga ana tjetër i krijohet mundësia në mënyrë reale kujtdo që kërkon të kontribuojë në sektorin publik, jo vetëm të ketë një pamje të vendeve, por edhe të ndjekë dinamikën. Është një hap që krijon më shumë transparencë dhe krijon një bashkëpunim mes individit dhe shtetit që ka nevojë. E përfshin sektorin tonë publik në një pasqyrë ku të gjithë mundësitë janë të ekspozuara.

Ndryshe nga çfarë unë vetë e kam përfytyruar administratën publike, ka provuar të kundërtën nga shumë paragjykime që kanë ekzistuar. Koncepti për administratën publike ka qenë i mbytur nga shumë paragjykime, dhe kjo nuk ka lindur nga një boshllëk. Administrata ajo pjesë dërmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, por shkojnë çdo ditë në punë, ka përballuar një test të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar vendin tonë.

Ka ndodhur për surprizën e madhe të shumëkujt dhe timen, krejt e kundërta. Qindra punonjës të kësaj administrate e kanë përfaqësuar vendin tonë në këtë proces mjaft të vështirë të integrimit në BE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds